TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Astrit Hafizi, hedh dyshime rreth veprimeve të futbollistëve të Kukësit gjatë humbjes së sotme përballë Lushnjës. Gjatë emisionit “Gol pas Goli”, ai aludoi për sjellje të qëllimshme të futbollistëve të caktuar, të cilët mund të mbështetin menaxherin e klubit, Naim Halili, i cili ka pasur konflikte kohët e fundit me trajnerin Mlladen Milinkoviç.
“Trajneri nga ana profesionale është treguar shumë korrekt. Brenda në skuadër ka disa probleme. Ju nuk mendoni se menaxheri Halili nuk ka disa pjesë në skuadër që e duan atë. Në rastin e golit të tretë asnjë nga dy mbrojtësit nuk zgjidhin problemin brenda zonës së rreptësisë.
Përse nuk reagoi asnjëri. Të lutëm shumë nuk është faji i Milinkoviçit këtu, nëse flasim nga ana profesionale. Ai shumë mirë që do ja bëjë si propozim presidentit që ‘unë dua të largohem’. Se ka dhe trajner të tjerë që presin reagimin e presidentit”, tha Hafizi për “SuperSport”.