AKTUALITET, 9 Dhjetor 2017, 15:10

Lushnja turpëron kampionët, orët e Milinkoviçit te Kukësi janë të numëruara

Lushnja turpëron kampionët, orët e Milinkoviçit te

Kukës pa turp!

Lushnja e vendit të fundit poshtëroi kampionët në fuqi, duke fituar bindshëm 3-1 në “Zeqir Ymeri", në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore.

Golat për lagunarërt që drejtohen nga Hysen Dedjan u shënuan nga Prençi 12′, Sefa 65′ dhe Sefa 82′.

Golin e nderit për kuksianët realizoi Bakaj 47’.

Pas kësaj humbje shkarkimi i trajnerit serb Mlladen Milinkoviç është çështje orësh.

 

GOL PAS GOLI

KUKËSI-LUSHNJA 0-1

12′ GOOOL PRENÇI -  Lushnja në avantazh. Meto ekzekuton një goditje dënimi nga e majta, Prençi devijon saktë dhe mposht Koliçin.

KUKËSI-LUSHNJA 1-1

47′ GOOOL BAKAJ - Rrumbullaku depërton mjaft mirë në krahun e majtë, pason në zonë për Bakaj, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

KUKËSI-LUSHNJA 1-2

65′ GOOOL SEFA -  Lushnja kalon sërish në avantazh me Sefën. Sulmuesi i miqve merr një pasim nga Pepa në hyrje të zonës dhe godet menjëherë me të djathtën duke befasuar Koliçi.

KUKËSI-LUSHNJA 1-3

83′ GOOOL SEFA - Shameti dhe Hoxha gabojnë brenda zonës duke i dhënë mundësinë Sefës që ta dërgoj sërish topin në fundin e rrjetës.