TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vig Poppa dhe Argjentina Ramosaj publikuan dje këngën më të fundit, ‘Bad Boy’ që tashmë e gjeni në Youtube. Teksti dhe melodia janë bërë nga vetë reperi kurse muzika nga Cekic Beatz & ESBeats.
‘Bad Boy’ është një klip ritmik që është realizuar me mjeshtëri nga reperi dhe zëri i ëmbël i Argjentinës. Megjithatë, klipi i saj duket se nuk u ka pëlqyer aq shumë fansave. Njëri prej tyre ka thënë se ai mund të ketë kushtuar vetëm 2 euro.
Duke qenë i realizuar pjesën më të madhe në një supermarket, fansi ka menduar se dyshja nuk kanë shpenzuar aspak.
Reperi Vig Poppa reagoi menjëherë dhe tha me shaka se klipi në fakt kushtoi pak më shumë, 2.50 euro.
https://youtu.be/puBZn5WR50w