LIFESTYLE, 16 Mars 2018, 11:28

Rudina Magjistari tregon për herë të parë një foto nga fëmijëria, ja si dukej moderatorja

Çdo mbasdite e shohim në ekranin e Tv Klan, në emisionin që mban emrin e saj. Bëhet fjalë për moderatoren Rudina Magjistari, e cila ditën e djeshme ka realizuar një “quiz” shumë interesant me ndjekësit e saj në “Instagram”. Në kuadër të emisionit të saj çdo ditë Rudina publikon në “Instagram”-in e saj një “quize” dhe ata që gjejnë përgjigjen e saktë shpërblehen  me një shumë monetare të caktuar.

Ditën e djeshme Rudina kishte publikuar një foto nga fëmijëria e saj, të cilën fansat e gjetën menjëherë përgjigjen e saktë. Kjo foto mori me qindra pëlqime dhe komente pozitive.

“Ti i njëjti shikim, të qeshin sytë”

“Rudina je yll edhe e vogël”

“Sa e lezetshme”

“Shumë e bukur paske qenë”, ishin disa nga komente në foton e postuar në moderatorja.

Buzëqeshja e saj dhe shkëlqimi i syve të Rudinës nuk kanë ndryshuar dhe kjo e bëri edhe më të lehtë që të identifikohej. Ajo ka qenë gjithmonë po aq e bukur sa shfaqet edhe sot në ekranin televiziv.