LIFESTYLE, 16 Mars 2018, 13:27

Iu nënshtrua një operacioni, çfarë po ndodh me Dua Lipën

Iu nënshtrua një operacioni, çfarë po ndodh me Dua

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është detyruar që të heq dorë nga dy koncerte të tjera, ku do të ishte shoqëruese e Bruno Mars në turneun e tij australian “24 Magic”.

22-vjeçarja përmes një deklarate zyrtare të premten, anuloi paraqitjen e saj në dy shfaqje në Sidnej.

Një përfaqësues i Duas tha për “Daily Mail”: “Vetëm Brisbane dhe dy shfaqje të Sidnej janë anuluar deri tani”.

Në “Instagram”, këngëtarja tregoi për operacionin e saj në gojë, prej të cilit hoqi dhëmballën e pjekurisë.

“Dita 3, ndjej dhimbjen më të keqe nga operacioni i dhëmbit dhe mezi pres që kjo të mbaroj”, shkroi ajo në një foto.

“Jam kaq me fat që kam miq të tillë të mahnitshëm që kujdesen për mua, duke u zgjuar duke u siguruar se i kam pirë të gjithë antibiotikët, duke më bërë supë dhe duke më përgatitur akull”.

Bruno megjithatë nuk e bëri publike këtë çështje në profilet e tij të mediave sociale.

[gallery ids="81343,81344,81345,81346"]

[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/03/dua.mp4"][/video]