TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se Edi Rama ka dështuar në çdo sektor qeverisës. Ajo shtoi madje se Rama është kthyer në një diktator criminal që ndalon riprodhimin e të rinjëve shqiptar.
Kryemadhi: Edi Rama ka dështuar kudo, te shëndetësia falas, në arsim, nëse ti do të fusësh eduaktën seksuale në shkollat shqiptare. I bie të mos riprodhosh më. Ka dështuar në luftën kundër drogës, në siguri dhe rend, në rritjen ekonomike. Ka dështuar edhe në bashkëqeverisjen me qytetarët pasi i vendosi taksën qytetarëve dhe dështoi. Ky në fakt duhet të iki vetë dhe populli i Kukësit i dha një mësim opozitës në radh të parë dhe sjellja e tij është kthyer në një diktator kriminal. Unë do ndjek popullin nga mbrapa, fjala politike mbaroi.
Kryemadhi foli edhe për taksën e Rrugës së Kombit, si dhe protestën e opozitës. Kryetarja e LSI deklaroi se mban përgjegjësi edhe për ministrant e LSI, që kanë gabuar në të kaluarën.
Kryemadhi: Populli e detyroi opozitën që të bëhet pjesë e kësaj proteste, e cila deri dje mundohej të bëntë një opozite parlamentare, evropiane. Reagimi nga pala tjetër ka qenë inekzistent dhe arrogancë e jashtëzakonshme. Nëse një shtëpi braktiset normal që kalimtarët dhe hajdutët do ta vjedhin, edhe ne kemi lënë pa zot rrugët spitalet, shkollat, etj, dhe po na çon kësaj llogjike që po bënë qeveria sot, që vendos taksa. Unë mbaj pergjegjësitë edhe të ministrave të LSI. Sot çdo makinë shqiptare paguan tetë mijë lekë në vit për Rrugën e Kombit, është 35 milion euro në vit në total, pra paguajmë akoma të fshehur taksën Majko. Populli po paguan nga viti 2002 deri më tani, akoma rrugën e kombit.
/TPZ.AL/