TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, dënoi edhe protestuesit kuksianë për dhunën që ushtruan ndaj policisë dhe kabinave të koncensionarit në Rrugën e Kombit, por dënoi edhe policinë, për mënyrën si i arrestoi këto të dyshuar natën.
Ai u shpreh se ka kontaktuar edhe Edi Ramën edhe Lulzim Bashën, duke i kërkuar vetëpërmbajtje në këtë periudhë të tensionuar në vend.
“Në Shqipëri të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë paqësisht përfshirë në Kukës. E kuptoj qytetaret ne Kukes janë të inatosur, por s’kanë të drejë të djegin kabinat, s’kanë të drejtë gjuajnë me gur policinë, policia nuk ka të drejtë te arrestojne naten.
I kam bërë thirrje kryeministrit dhe kreut të opozitës që tani të tregojnë vetëpërmbatje dhe kjo të zgjidhej përmes dialogut” – u shpreh Donald Lu në emisionin “Opinion”.
Përsa i përket mosbindjes civile të lajmëruar nga opozita, ambasadori amerikan u shpreh se nëse qytetarët shqiptarë vendosin të shkelin ligjet do të duhet të presin edhe pasojat.