TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 57 vjeçar i dënuar 8 vjet më parë në Itali për akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafik droge është arrestuar në Durrës.
Policia e këtij qarku informoi sot se në pranga është vënë Eduart Daiu 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës.
"Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me Vendimin Nr .1131/09 REG.SENT-5571/08 REG.GEN datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe nenet 73,74 dhe 80 të Dekretit Nr. 309-1990" informon policia.
Mësohet se i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme