AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 16:19

Grup pune për Shkodrën, zgjidhen katër koordinatorë në vend të Valdrin Pjetrit (Emrat)

Grup pune për Shkodrën, zgjidhen katër koordinatorë në

Partia Socialiste ka caktuar koordinatorët politikë për qarkun Shkodrës, pas tërheqjes nga marrja e detyrës e kryebashkiakut të zgjedhur, Valdrin Pjetri.

Pjetri, i cili u caktua koordinator për Shkodrën në asamblenë e PS-së të mbajtur në qershor në vend të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, tashmë do të zëvendësohet nga një grup pune prej katër emrash.

Bëhet fjalë për ish-zv.kryeministren, Senida Mesin, Luan Harushën, Arben Pëllumbin dhe Musa Ulqinin, që do të jenë koordinatorët politikë për qarkun më të madh të veriut.