TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Numri i të vdekurve nga uragani 'Dorian' në Bahamas do të jetë befasues,”. Është kjo një pjesë e deklaratës së qeverisë në vend teksa ka paralajmëruar për ndihmën që duhet t’i jepet pjesës tjetër të banorëve.
Numri zyrtar i të vdekurve është rritur në 30, ndërsa pritet të jetë edhe më i lartë në ditët në vazhim.
Institucionet përkatëse po dërgojnë mjekë dhe ilaçet e duhura për të ndihmuar të plagosurit në në Ishujt Abaco, një prej pjesëve më të goditura nga Uragani Dorian.
Prej të dielën kur u shfaq fillimisht në Bahamas, uragani nuk ka të ndalur ndërsa po copëton brigjet e Karolinës së Jugut dhe Veriut.
Ndërkohë që policia raporton se mund të ketë edhe mijëra njerëz të humbur, që të dielën.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar raporton se rreth 45% e shtëpive në Grand Bahama dhe Abacos, të përkthyera në 13,000 prona janë dëmtuar ose shkatërruar rëndë.
Tashmë ishulli i Abakos është praktikisht i pabanueshëm, I mbuluar nga uji, me shtëpi të prishura, pa ushqim, ilaçe dhe gjithçka që është jetike për njeriun.
Kujtojmë që edhe aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Grand Bahama u shkatërrua nga Uragani i fuqishëm "Dorian".