AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 14:08

Greva në burgun e Burrelit, të burgosurit refuzojnë drekën

Greva në burgun e Burrelit, të burgosurit refuzojnë drekën

Pas hapit që 18 të dënuar në burgun e Burrelit ndërmorën, për t’u futur në grevë urie, për shkak të kushteve të këqija me të cilat trajtoheshin, të tjerë i janë bashkuar nismës.

Gazetari Enver Doçi bëri me dije se burgu i Burrelit është i mbopulluar, kapaciteti është 162 të burgosur, por ka më shumë se sa duhet.

Të burgosurit janë futur në grevë dhe po mbledhin firma, që edhe burgosurit të tjerë të futen në grevë urie,  deri sa t’u plotësohen kushtet. Mësohet se ata kanë refuzuar vaktin e drekës.

Por kërkesa e tyre për të hyrë në grevë urie, ka hasur në kundërshti të fortë të drejtorit të këtij institucioni, i cili nuk do t’i lejojë të ndërmarrin këtë veprim.

Kushtet në ambientet e burgjeve në Shqipëri, shpeshherë ka qenë temë diskutimi dhe denoncimi nga institucionet dhe shoqatat, të cilat merren me ruajtjen dhe garantimin e të drejtave të njeriut.