TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë kontrollit të emaileve të vajzës së Presidentit Trump, rezultoi se ajo ka përdorur llogarinë personale për të komunikuar me zyrtarë të qeverisë amerikane.
Në vitin 2016, Donald Trump, akuzoi Hillary Clinton, se ka vënë në rrezik SHBA-në, duke përdorur llogarinë e saj personale gjatë kohës kur shërbente si Sekretare e Shtetit. Trump luftoi gjatë me këtë fakt, duke e shndërruar në një nga argumentat kryesore kundër Clinton. Por, rezulton se vajza e tij ka bërë të njëjtën gjë, në cilësinë e këshilltares së Presidentit. Shpjegim i Shtëpisë së Bardhë për këtë incident, është se Ivanka Trump, nuk e dinte që përdorimi i emailit personal nuk është i lejueshëm dhe se, pasi iu shpjegua një gjë e tillë, vajza e presidentit ndaloi së përdoruri llogarinë e saj personale. Gjatë fushatës presidenciale, Donald Trump, e quajti përdorimin e llogarisë personale nga ana e Hillary Clinton, një skandal me përmasa më të mëdha se "Watergate". Ai e konsideroi këtë veprim të Clinton, të paligjshëm. /TPZ.AL/