AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 13:24

Kanosën me armë gjahu, arrestohet autori, një person procedohet

Kanosën me armë gjahu, arrestohet autori, një person procedohet

Policia ka arrestuar 34 vjeçarin Bujar Qerrushi, banues në Tiranë, ndërsa vëllai i tij 31 vjeçar me iniciale A.Q., banues në Krujë është proceduar në gjendje të lirë.

Ata akuzohen për kanosjen me armë gjahu,  të 57 vjeçarit me iniciale A.XH., banues në Krujë.

Gjatë arrestimit në flagrancë janë sekuestruar:

• armë gjahu tip Shotgan;

• 20 fishekë çifte;

• thikë ;

• dorezë përforcuese grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kansoja” në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “parashikuar në nenet 84, 25 dhe 279 të Kodit Penal”, njofton policia. TPZ.AL