TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përfunduar takimin me efektivët e policisë në Drejtorinë e Gjirokastrës.
Ky takim është mbajtur me dyer të mbyllur, ndërsa ende nuk dihen porositë e ministrit Sandër Lleshaj për efektivët e policisë atje.
Pas marrjes së detyrës, i pari i Ministrisë së Brendshme ka vizituar drejtoritë më të rëndësishme të policisë në vend, ndërsa fokusi kryesor ka qenë intensifikimi dhe goditja e grupeve të rrezikshme.
Lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike, identifikimi dhe goditja e paligjshmërisë kanë qenë disa nga temat që ministri Sandër Lleshaj ka diskutuar me drejtuesit e policive vendore.