AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 13:58

'Lazarati 2', avokati: 11 koka turku, vrasësi i Ibrahim Bashës është ende i lirë

'Lazarati 2', avokati: 11 koka turku, vrasësi i Ibrahim

Pas pasi Apeli i Krimeve të Rënda la në fuqi vendimin për dosjen “Lazarati2”, që u shoqërua me tensione të mëdha në sallën e gjyqit, vjen reagimi nga avokati mbrojtës.

Teksa është distancuar nga dhuna e familjarëve në sallën e gjyqit, avokati Bashkim Nikolla tha se të pandehurit janë bërë koka turku, pasi sipas tij vrasësi i efektivit të RENEA Ibrahim Basha, është i lirë. Po ashtu ai tha se familjarët do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë.

“Do i drejtohemi Gjykatës së Lartë. Apeli s’na dha as gjykimin e shkurtuar. Një e drejtë e fituar nuk është e drejtë e mohuar, humbëm të drejtën e gjykimit të shkurtuar. Ngjarja nuk është hetuar dhe nuk është marrë vendimi të hetohet për vrasjen e Bashës. Asnjë hetim, asnjë pyetje asgjë është vrarë me një plumb tjetër.

Në menyrë të tillë që godasin vetëm snajpera. Nuk është vonë që çështja të kthehet.

Dhuna nuk duhej të ndodhte, por psikologjikishit kanë qenë shumë rënde. 11 koka turku, vrasësi i Ibrahim Bashës është ende i lirë”, tha avokati.