AKTUALITET, 3 Qershor 2020, 15:04

Grenell, pas votimit të qeverisë Hoti: Pres rifillimin e bisedimeve me Serbinë

Grenell, pas votimit të qeverisë Hoti: Pres rifillimin e bisedimeve me

I dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell shprehet se, e ka mirëpritur votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin, duke kërkuar rifillimin e bisedimeve.

Në një komunikatë nisur për media nga zyra e Grenell, thonë se i dërguari amerikan në dialog mezi pret rifillimin e bisedimeve me Serbinë.

E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin u votua mesditen e sotme me 61 vota pro.