AKTUALITET, 3 Qershor 2020, 12:57

Reforma Zgjedhore, Vasili dhe Bylykbashi takojnë Bashën

Reforma Zgjedhore, Vasili dhe Bylykbashi takojnë Bashën


Pas ndërprerjes së mbledhjes së Këshillit Politik në ambientet e rezidencës Amerikane, me ndërhyrjen e tri ambasadorëve të huaj, përfaqësuesit e opozitës kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike.

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili mësohet se do të zhvillojnë një takim me kryetarin Lulzim Basha, ku do ta informojnë lidhur me ecurinë e mbledhjes së Këshillit Politik gjatë ditës së sotme.

Më pas, pritet që Këshilli të mblidhet sërish për të nisur diskutimin, ndërsa ndërkombëtarët kanë vënë ditën e sotme si afat të fundit për të përmbyllur reformën Zgjedhore me dakordësi.

Pas gati 9 orë negociatash dje me ndërkombëtarët, SHBA, BE dhe Britani e Madhe, ambasadorët u shprehën optimistë dhe lanë si afat të fundit ditën e sotme për miratimin e Zgjedhores.

Palët janë ndarë tek çështja e Administratës Zgjedhore, ku PD kërkon depolitizim të administratës.