AKTUALITET, 3 Qershor 2020, 13:51

Qeveria “Hoti”, ja emrat e katër zv/kryeministrave dhe 18 ministrave

Qeveria “Hoti”, ja emrat e katër zv/kryeministrave dhe 18


Me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim, në Kuvendin e Kosovës u votua sot Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet, me kryeministër Avdullah Hotin.

Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra.

Nga sot e tutje Kosova do të ketë qeverinë e re, përbërja e së cilës është kjo:

Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër i parë

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër

Albulena Balaj – Zëvendëskryeministre

Goran Rakiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i pushtetit Lokal

Hykmete Bajrami – Ministre e Financave

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës.

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë

Blerim Kuqi- Ministër i Ekonomisë

Meliza Haradinaj – Ministre e Politikës së Jashtme

Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë

Ramë Lika – Ministër i Arsimit

Skënder Reçica- Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Vesel Krasniqi – Ministër i Tregitsë dhe Industrisë

Enis Kercan – Ministër i Zhvillimit Rural

Dalibor Jevtiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete.