TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka treguar prioritetet e qeverisjes së tij nëse do të zgjidhet kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Hoti ka thënë se dy prioritetet e para do të jenë lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike e Kosovës.
“Nisur nga situata që po përballemi, prioritetet tona kryesore do të jenë: Lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike pas kësaj pandemie. Krahas këtyre prioriteteve Qeveria do të ketë edhe prioritete të tjera që do të jenë forcimi i shtetit, rritjen e punësimeve, fuqizim të aftësive konkurruese”, ka thënë Hoti në fjalën e tij.
Gjithashtu Hoti ka thënë se bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës do të merren edhe përgjegjësitë për të çuar përpara procesin e dialogut me Serbinë.