AKTUALITET, 3 Qershor 2020, 13:27

Avdullah Hoti votohet si kryeministri i ri i Kosovës me 61 vota

Avdullah Hoti votohet si kryeministri i ri i Kosovës me 61 vota


Me 61 vota pro, 24 vota kundër dhe një abstenim, në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet, me kryeministër Avdullah Hotin.

Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra.

Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë pas vendimit  të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçit për mandatimin e qeverisë së re, pa shkuar në zgjedhje.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, nga ku të dalë një qeveri e zgjedhur nga populli dhe jo nga makinacioni politike.