AKTUALITET, 3 Qershor 2020, 14:30

FOTOT/ Mesazhet e forta në muret e Tiranës: Pedofilët e kanë vendin në burg, jo në shkollë!


Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Tiranë, ka shokuar mbarë opinionin publik.

Ngacmimi seksual dhe abuzimi ndaj të miturës kishte nisur prej vitesh, por vetëm pak ditë më parë u publikua në media, pasi vajza kishte vendosur të bënte denoncimin në polici.

Mesazhe të shumta në mbështetje të saj, që dënojnë dhunën seksuale, janë shfaqur në muret e kryeqytetit.

“Pedofīlët e kanë vendin në burg, jo në shkollë! Ti nuk ke faj, faj ka përdhunuesi”, janë disa prej mesazheve të shkruara nëpër rrugë.