AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 09:07

Grabitet gjatë natës një biznes në Elbasan...

Grabitet gjatë natës një biznes në Elbasan...

Ka rënë pre e grabitjes me thyerje një biznes në qytetin e Elbasanit.

Sipas të dhënave të para nga policia, është grabitur mbrëmë gjatë natës një dyqan telefonash celularë. Nuk dihet ende se sa është vlera e mallit të grabitur, por policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet e para.

Autorët janë ende të paidentifikuar, ndërsa po mblidhen prova nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth për zbulimin e kapjen e tyre.

TPZ.AL