AKTUALITET, 9 Prill 2019, 16:00

Grabitësit në Rinas të maskuar dhe me rroba ushtarake, Policia e Shtetit qëlloi…

Grabitësit në Rinas të maskuar dhe me rroba ushtarake, Policia e


Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Rinas. Një person ka humbur jetën. Raportohet se ai është qëlluar nga policia. (foto ilustruese)

Dyshohet se autorët të veshur me rroba ushtarake kanë grabitur një makinë blind të transportit të parave. Dyshohet se janë vjedhur 2 milionë euro.

Nuk ka ende informacione zyrtare nga policia dhe as emra. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Po kështu është bllokuar rruga dhe patrulla të shumta janë vendosur në pika kyçe. Dyshohet se autorët kanë qenë me një mjet tip furgon dhe janë larguar drejt Rinasit.