SPORT, 4 Shtator 2020, 21:17

Video/ Shikoni golin e parë në Nations League të Cikalleshit: Shqipëria në avantazh në Minsk

Video/ Shikoni golin e parë në Nations League të Cikalleshit:

Nations League ka nisur në mënyrën më të mirë për Shqipërinë e Edy Rejas, 9 muaj nga ndeshja e fundit e kuqezinjve. Në Minsk në transfertën me Bjellorusinë, të besuarit e teknikut italian kanë marrë avantazhin shumë shpejt, me një perlë të Sokol Cikalleshit, që nuk i lë asnjë mundësi portierit kundërshtar. E majta e sulmuesit në minutën e 23 është precize dhe tani Shqipëria mund të luajë qetë.