TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia lokale ka arrestuar në flagrancë të rinjtë Ornel Toska, 29 vjeç dhe Engjëll Lamaj, 20 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim”, Berat.
“Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen Dëshmorët e Kombit për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M.M, 39 vjeç, banues në lagjen Dëshmorët e Kombit, Berat. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.