AKTUALITET, 15 Prill 2018, 12:05

Prilli, muaji vendimtar për rrugën europiane, Ballkani Perëndimor në pritje të progres-raportit dhe problemet

Prilli, muaji vendimtar për rrugën europiane, Ballkani Perëndimor

Më 17 prill Komisioni Europian do të publikojë raport-progresin për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa me interes pritet pjesa që ka të bëjë me zgjerimin e Unionit, që ka të bëjë me cceljen e negociatave, për të cilën në pritje është edhe Shqipëria.

Të nënën ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë në Luksemburg mbi paketën e re të zgjerimit, ndërsa në 17 maj do të zhvillohet në kryeqytetin e Bullgarisë, Samiti i Sofjes.

Por deri atëherë, vendet e Ballkanit Perëndimor janë në pritje të progres-raportit, i cili do të bëhet public nga Komisionerja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn. Më pas dy zyrtarët e lartë të Komisionit Europian do të ndërmarrin një turn ë vendet e Rajonit, ku përfshihet edhe Tirana dhe Shkupi, krahas Podgoricës dhe Beogradit.

Në kongresin e socialistëve europianë, zhvilluar në Hamburg (Gjermani), pati optimizëm lidhur me hapjen e negociatave.

Eurodeputeti Knut Fleckenstain ka vënë theksin te emigracioni, duke e lidhur këtë me trafikun e qenieve njerëzore, varfërinë dhe mungesën e shpresës te njerëzit.

“Ka shumë viktima të trafikut të qenieve njerëzore. Na duhet një sistem racional për azilin dhe integrimin në BE. Emigrantët ekonomikë janë ata që vijnë nga Shqipëria apo shtete të tjera që vijnë këtu me familje me fëmijë dhe jo ata që vijnë dhe nuk duan të paguajnë asnjë taksë në BE.

Ne duhet të punojmë sëbashku duke luftuar varfërinë për t’u dhënë shpresë dhe perspektivë për të ardhmen këtyre njerëzve”, tha eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Tanja Fajon thekson se prilli është vendimtar për integrimin.

“Fakti që Komisioneri Hahn dhe Mogherini po udhëtojnë sërish në rajon në fillim të javës tjetër është një sinjal inkurajues. Ne kemi nevojë për standarde për trajtimin e të gjitha problemeve serioze në Ballkanin Perëndimor, kryesisht luftën kundër korrupsionit dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në qeveritë e tyre.

Një nga standardet më të rëndësishme është sigurimi i një rekordi të rekrutimeve të bazuara në meritë të gjyqtarëve dhe nëpunësve civilë. Situata është shqetësuese, veçanërisht për shkak të politizimit të emërimeve.

Sondazhet tregojnë se shumica e publikut në të gjitha vendet besojnë se ata janë të prekur nga korrupsioni dhe janë të ekspozuar ndaj ndikimit politik”.