TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të gjithë të interesuarit, që plotësojnë kërkesat e neni 25 dhe 25/ 1 të ligj 9109/ 17.07.2003 duhet të regjistrohen për pjesëmarjen në provim. Regjistrimet fillojnë ditën e martë më 03 Prill 2018 dhe përfundojnë më 25 Prill 2018.
Asnjë person nuk mund të marrë pjesë në provim, pa u rregjistruar më parë pranë Dhoma Kombëtare së Avokatisë, me seli pranë Rruga “Murat Toptani” Qendra “Eurocool” Kati 9, Tiranë.
Të gjithë kandidatët që kanë ndjekur kursin e plotë të trajnimit fillestar pranë Shkolla Kombëtare e Avokatisë dhe që janë regjistruar me vërtetim nga ana e fakultetit përkatës, për shkak të moslëshimit të kartonit të diplomës, duhet të kenë me vete fotokopje të çertifikatës së SHKA, si dhe fotokopje të noterizuar të diplomës Master profesional dhe/ ose shkencor. Kandidatët që nuk kanë shlyer detyrimet financiare të frekuentimit të Shkolla Kombëtare e Avokatisë më parë duhet të shlyejnë detyrimet e më pas të regjistrohen për pjesëmarje në provim.
Për sqarime më të hollësishme mund të paraqiteni pranë Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe/ ose të telefoni pranë [T] +355 42 251 876 njofton Këshilli Drejtues pranë DHKASH