TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fermerët e Korçës ndihen të falimentuar dhe pa asnjë përkrahje pasi me qindra ton patate, qepë, fasule dhe produkte të tjera bujqësore janë ose nën dhe ose duke u kalbur nëpër magazina.
Shqetësimin e tyre ata ja shprehën deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
“Gëzimi është një fermer që ka votuar në zgjedhje për Partine Socialiste tradicionalisht. Sot me shpjegoi se si askush nuk interesohet për ta, për të prodhuar pataten kosto e farës, plehut kimik dhe taksave i ka shkuar 220 lek të vjetra. Sot patatet nuk i shet dot as me 110 lek. Gëzimit dhe qindra fermerë te tjerë që takova bllokimi i mallit i ka bërë të pamundur për të blere fara, plehra kimike, naftë etj për sezonin e ri”, shkruan Salianji në rrjetin social Facebiook.



