AKTUALITET, 15 Prill 2018, 11:47

Ishte kthyer në makthin e Sarandës, ja sa banesa kishte bastisur 24-vjeçari

Ishte kthyer në makthin e Sarandës, ja sa banesa kishte bastisur

Një 24-vjeçar ishte kthyer në makthin e Sarandës, ndërsa kishte bërë kërdinë në këtë qytet. Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Dhimitri Terollin, banues në lagjen ”Nr.3” të qytetit bregdetar.

Sipas Policisë, arrestimi i tij u krye pasi dje në lagjen ”Nr.1”, ka vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:

Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..

Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..

Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..

Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..

Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..

Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.