AKTUALITET, 9 Prill 2020, 13:20

Gjermani, 333 persona humbin jetën në 24 orët e fundit. Ja harta e përhapjes së koronavirusit


Në Gjermani numri i viktimave është rritur ndjeshëm në krahasim me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit humbën jetën 333 persona, numri më i lartë i regjistruar deri tani, ndërsa ditën e djeshme ndërruan jetë vetëm 206.

Kështu numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 3434.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.633 raste të reja, një rritje kjo më e lartë sesa ditën e djeshme ku u regjistruan vetëm 4,288 të infektuar.

Ndërsa numri total i personave të shëruar ka shkuar në 46.300, nga 36.081 që ishte ditën e djeshme.

Gjermania po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në jetën publike dhe hapat e parë mund të merren pas Pashkëve, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

“Ne shohim një trend pozitiv, por ai duhet të mbetet i qëndrueshëm,” i tha Spahn gazetës.

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të qëndroni të qëndrueshëm gjatë Pashkëve.”