Desktop - General - 1
AKTUALITET, 9 Prill 2020, 13:11

1 400 punonjës të ministrisë së Brendshme infektohen me koronavirus në Francë

1 400 punonjës të ministrisë së Brendshme infektohen me


Rreth 1 400 punonjës të ministrisë së Brendshme në Francë kanë rezultuar pozitiv pas testit të koronavirusit.

Lajmi është dhënë nga vetë ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, i cili e quajti virusin COVID-19 si “sëmundje profesionale”.

Në shtetin francez, deri tani janë infektuar nga koronavirusi 112 950 persona. Ndërsa, në total kanë ndërruar jetë për shkak të virusit 10 869 njerëz.

Franca është shteti i pestë në botë për nga numri i të infektuarve me Covid-19 në mbarë globin.