AKTUALITET, 29 Mars 2018, 17:04

Gjendet pa ndjenja në trotuar, vdes rrugës për në spital

Gjendet pa ndjenja në trotuar, vdes rrugës për në spital

Një person ka humbur jetën dje teksa ishte duke u transportuar rrugës për në spitalin e Durrësit.

S.XH., 62 vjeç është gjetur i shtrirë në trotuar pa ndjenja në lagjen 12.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë konstatuar të parët të moshuarin dhe kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.

Menjëherë pas kësaj i moshuari është dërguar me urgjencë drejt spitalit Rajonal, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Sipas veprimeve të kryera ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, njoftoi Policia.