AKTUALITET, 29 Mars 2018, 16:34

UEFA përjashton Skënderbeun për dhjetë vjet

UEFA ke vendosur që ekipi i Skënderbeut, të dënohet me 10 vite përjashtim nga të gjitha aktivitetet dhe 1 milion euro gjobë.

Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga burime në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në vendim thuhet se Skënderbeu ka të drejtë ta apelojë çështjen brenda 60 ditëve. Gjithashtu, në vendim përcaktohet se shuma prej 1 milionë euro, duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

Image