TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vrasja e fundit pa autor që ka ndodhur ka qënë e natës së mbrëmshme në Kinostudio, Tiranë. Viktima ishte Mario Majollari, një 28-vjeçar që sapo ishte kthyer nga Suedia ku i kishin refuzuar azilin. Majollari kishte kërkuar azil sepse kërcënohej me vrasje pasi i ati ka kryer vrasje me paramendim dhe është i dënuar me burgim të përjetshëm. Babai i tij, Avni Majollari, në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri, dy persona: Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi në rrugën e Dajtit. Kur u arrestua, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë “TT” dhe në banesë iu gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshëm fishekësh e municionesh.