AKTUALITET, 31 Gusht 2018, 16:00

Gazetarja Klodiana Lala, tri orë në Prokurori për sulmin me armë

Gazetarja Klodiana Lala, tri orë në Prokurori për sulmin me

Pas sulmit të djeshëm me armë në banesën e prindërve të gazetares, Klodiana Lala, ku gjendeshin dhe dy fëmijët e saj të mitur, prokuroria e Tiranës ka marrë dëshminë e vetë gazetares në kuadër të hetimeve, që kanë nisur për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

Për mbi 3 orë, gazetarja Lala ka dhënë dëshminë e saj duke i qëndruar faktit se sulmi me armë mbi banesën e prindërve të saj është bërë për shkak të punës si gazetare, pasi nuk ka asnjë konflikt tjetër, as Lala dhe as familjarët e saj që ndodheshin në banesë në momentin e sulmit.

Banesa e prindërve të gazetares u qëllua me breshëri arme automatike në orët e para të së enjtes. Ky sulm ngjalli panik tek banorët mes të cilëve ishin edhe dy vajzat e gazetares. Policia deri më tani nuk ka identifikuar asnjë si autor të dyshuar të kësaj ngjarjeje.