AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 18:44

“Ik pirdhuni”, Mourinho hidhet në gjyq për fjalorin pervers

“Ik pirdhuni”, Mourinho hidhet në gjyq për fjalorin

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është akuzuar nga Federata e Futbollit të Anglisë për përdorimin e një gjuhe me përmbajtje jo etike dhe sharëse.

Kjo pretendohet të ketë ndodhur në përmbysjen e ndeshjes me New Castle në sfidën e 6 tetorit në stadiumin “Old Trafford”. Federata ka publikuar sot një deklaratë, në të cilën është detajuar vendimi i saj dhe trajneri i “Djajve të Kuq” ka ende kohë për reagim deri ditën e premte.

“Pretendohet se gjuha e tij në fund të ndeshjes, siç është kapur nga pamjet e transmetuara, ishte abuzive ose fyese ose e pahijshme”, thuhet në reagimin e Federatë angleze të Futbollit.

Skuadra e drejtuar prej Jose Mourinhos, arriti të bëjë një lojë spektakolare duke përmbysur kundërshtarin nga 0-2 në 3-2, por pas ndeshjes media britanike “Telegraph” raportoi se Mourinho kishte lëshuar frazën “fodas filhos de puta” në portugalisht, e cila përkthehet si: “ik pirdhuni, bij k******!” gjatë rrugës për në tunel.