TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazeta Koha Jonë, ka përshkruar itenerarin që ka ndjekur Presidenti Meta, nga bregdeti i Gjirit të Lalëzit deri në Tiranë, për të firmosur urgjentisht dekretin për Edi Ramën kryeministër dhe për të mos u vonuar asnjë sekondë!
Ja shpjegimi i KJ:
Shkresa e firmosur nga Damian Gjiknuri, sekretar i përgjithshëm i PS, drejtuar (sipas Kushtetutës) Presidentit të Republikës se partia fituese e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 propozon për kryeministër Edi Rama, mësohet se është protokolluar sot në mëngjes në presidencë.
Sapo është njoftuar Presidenti nga kabineti për shkresën e Damian Gjiknurit, është nisur nga shtëpia buzë detit në Lalëz për në zyrë në Tiranë.
E ka firmosur, pa u vonuar!
Pra presidenti Meta firmos dekretin për Edi Ramën si fitues i zgjedhjeve të 25 prillit.
Të hënën do jetë ceremonia e betimit të kryeministrit Rama në presidencë.
[gallery ids="441777,448979,449154,301036"]