AKTUALITET, 4 Shtator 2021, 22:17

Rrëmbim, torturë e keqtrajtim, arrestohet shqiptari në Itali, si e lidhte bashkëjetuesen pas karriges dhe i drejtonte thikën

Rrëmbim, torturë e keqtrajtim, arrestohet shqiptari në Itali, si

Një shqiptar është arrestuar në Bolzano të Italisë pasi keqtrajtonte bashkëjetuesen e tij. Ai akuzohet për rrëmbim, torturë e keqtrajtim në familje teksa situata vijonte prej muajsh për shkak të xhelozisë së shqiptari.

40-vjeçari një herë e kishte lidhur bashkëjetuesen pas karriges dhe e torturoi për dy orë duke i lënë shenja dhe me thikë.

Ai e çoi në spital bashkëjetuesen, por kjo e fundit u tha mjekëve se kishte rënë nga biçikleta. Pas fillimit të hetimeve, ajo zbuloi gjithçka.

Në seancën gjyqësore shqiptari u justifikua se nuk e ka torturuar kurrë partneren, por kjo e fundit shpif pasi drogohet.