TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kapet me kokainë kandidati për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës gjatë një kontrolli rutinë. Shefqet Karabrahimi, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, u kap me një sasi prej 50 gramësh kokainë.
[caption id="attachment_308640" align="alignnone" width="300"]
Makina me të cilën udhëtonte Shefqet Karabrahimi[/caption]
Mësohet se i riu është prangosur kur po futej në qytetin e Sarandës, te vendi i quajtur “Ura e Kranesë”, pasi kishte udhëtuar nga Tirana. Përveçse u kap me një sasi droge të fortë, Karabrahimi mësohet se ka qenë kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, i propozuar nga Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, me kryetar Krenar Rryçi, e cila ishte pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, e udhëhequr nga Partia Socialiste.
Nga kontrolli i imtësishëm i makinës dhe fizik që iu bë 36-vjeçarit, rezultoi se për të mos u zbuluar nga ndonjë kontroll i mundshëm gjatë rrugës, Karabrahimi e kishte fshehur kokainën në organet gjenitale. Kontrolli që çoi më pas në arrestimin e tij në kushtet e flagrancës, u bë rreth orës 23:30 të së shtunës.
[caption id="attachment_308641" align="alignnone" width="900"]
Droga e sekuestruar[/caption]
Mësohet se Policia e Sarandës ka pasur informacion se udhëtimi i të riut, me origjinë nga Dibra, për në Sarandë, do të bëhej për transport droge. Shërbimi policor i kërkoi fillimisht dokumentet, siç ndodh zakonisht gjatë kontrollit rutinë. Pas kontrollit të dokumentacionit, iu kërkua drejtuesit të mjetit, i cili u identifikua si Shefqet Karabrahimi, të bëhej kontrolli i mjetit dhe njëherësh edhe kontrolli fizik.
Gjatë gjithë kësaj procedure, 36- vjeçari nuk ka bërë asnjë rezistencë apo të hezitonte për kontrollin ndaj tij. Në fund të kontrollit, iu gjet e fshehur në organet gjenitale edhe sasia e drogës, e llojit kokainë. Menjëherë u bë ndalimi i tij, ndërsa nga peshimi doli se droga kokainë e pastër ishte 50 gramë.
Sipas përllogaritjeve, vlera në treg e kësaj sasie droge do të shkonte në 400 mijë lekë të reja. Policia e Sarandës ende nuk ka informacion se kush ishte pritësi i kokainës.
“Nga shërbimet policore, seksioni i krimit të organizuar në Sarandë, është bërë arrestimi në flagrancë i 36-vjeçarit me inicialet Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ku 36-vjeçari po udhëtonte me mjetin e tij nga Tirana për në Sarandë. Nga kontrolli i imtësishëm i mjetit dhe i personit, i është gjetur një sasi prej 50 gramë kokainë, të cilën për të mos u zbuluar nga ndonjë kontroll i mundshëm gjatë rrugës, e kishte fshehur në organet gjenitale”, bëhet e ditur nga Policia./Panorama/