AKTUALITET, 6 Janar 2019, 15:01

Gara për titull në Angli, Van Gal: Vë bast për Liverpulin

Gara për titull në Angli, Van Gal: Vë bast për Liverpulin

Premier Liga do të dhurojë deri në fund një garë të fortë për titullin midis Liverpulit dhe Mançester Sitit. Të kuqtë kryesojnë me 54 pikë, ndërsa “qytetarët” ndjekin me katër pikë më pak. Në garë për kreun është dhe Totenhemi me 48 pikë, por le të përqendrohemi te dy ekipet kryesuese.

Rivaliteti për titullin kampion është i egër, por Luis Van Gal zgjedh ekipin e Klopit. Trajneri holandez ishte pjesë e Mançester Junajtid për dy vite, ndërsa bëri maksimumin për të rikthyer “djajtë e kuq” në shinat e duhura pas largimit të Aleks Ferguson.

“Nëse do të më duhej të vija bast, do të zgjidhja Liverpulin, sepse ata kanë një mbrojtje më solide se Mançester Siti. Sa i përket aspektit kualitativ, Liverpuli nuk është favorit, pasi lojtarët më të talentuar i kanë kundërshtarët e tyre. Por, Guardiola ka një pikë të dobët, sepse i stërvit ekipet e tij vetëm në aspektin sulmues. Është e tmerrshme kur lojtarët e tij duhet të mbrojnë", tha Van Gal për mediat angleze.