BALLKAN, 21 Nëntor 2017, 11:24

Gara për Prishtinën, LDK kërkon rishikimin e votave të pavlefshme

Gara për Prishtinën, LDK kërkon rishikimin e votave të

Lidhja Demokratike e Kosovës do të kërkojë rishikimin e 610 votave të pavlefshme në Prishtinë. Deputeti i saj, Driton Selmanaj tha për një mediat vendase se, forca politike ku ai bën pjesë ka dyshime të forta për gabime në këto vota dhe dëshiron sqarimin e plotë të tyre, për të pasur në këtë mënyrë një tabelë më të qartë të rezultatit.

LDK-ja po kështu pretendon nga organet kompetente që të verifikojnë ndonjë mospërputhje të mundshme në rezultatet paraprake, pasi kandidatit të saj Arban Abrashi iu shtuan edhe 80 vota, duke e ngushtuar në vetëm 237 vota diferencën me Shpend Ahmetin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili u shpall fitues në Prishtinë, ku ishte edhe beteja më e ashpër e zgjedhjeve lokale.