TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimin e Partisë Uniteti Kombëtar me kryetar, Idajet Beqiraj, i cili kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Kolegji Zgjedhor la sot në fuqi vendimin e KQZ-së dhe për rrjedhojë nuk njohu dekretin e Presidentit që anuloi datën e zgjedhjeve.
Por ajo që ra në sy gjatë dhënies së vendimit nga trupa gjykuese e Kolegjit Zgjedhor, ishte data e dhënies së vendimit.
Me gjasa ndonjë lapsus gjatë leximit, por gjatë parashtrimit të vendimit ai tha se vendimi nuk mund të ankimohet dhe se u mor sot më datë 26 qershor 2019.
Ndërkohë që data e sotme është 24 qershor, me gjasa trupa gjykuese ka lexuar gabim vendimin, apo kjo dhënie vendimi me dy ditë advancë ka ndonjë prapavijë tjetër, kjo mbetet mister.
Vendimi u mor sot nga gjyqtarët Tomor Skreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa.