AKTUALITET, 24 Qershor 2019, 14:08

Kandidati i Lezhës Eduart Ndocaj bën kallëzim penal: Më kanë kërcënuar që të lë garën!

Kandidati i Lezhës Eduart Ndocaj bën kallëzim penal: Më


Kandidati i pavarur për bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj ka njoftuar sot se ka bërë një kallëzim penal në prokurori për një kërcënim në adresë të tij.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kërcënimi ndaj Ndocajt është bërë disa ditë më parë dhe bazuar në atë që ai ka thënë në prokurori përmbajtja e kërcënimit ka qenë një mesazh ku shkruhet: Tërhiqu nga gara, ose do e shohësh çfarë do të ndodhë!

Eduart Ndocaj garon për të marrë drejtimin e bashkisë Lezhë përballë ish-deputetit të PS, Pjerin Ndreu.

Ndocaj, ish-deputet i grupit të PS kërkon të marrë drejtimin e kësaj bashkie që siç thotë ai, rrezikohet nga duart e krimit dhe drogës.