TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shqiptarë, 33 dhe 52-vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë rënë në prangat e policisë italiane ditën e sotme, pasi akuzohen si shitës droge.
Ata u arrestuan në zonën midis Marnante dhe Castellanza, ku policia po patrullonte pasi pylli i zonës përdorej gjerësisht nga trafikantët për shitjen e lëndës narkotike.
Kur u ndeshën me dy shqiptarët, sipas mediave italiane, ka qenë nervozizmi i tyre ai që çoi policinë drejt kontrollit të makinës.
Gjatë kontrolli, polica gjeti të fshehur pas navigatorit të mjetit, dy qese që përmbanin gjithsej 600 gramë kokainë dhe 14 mijë euro. Dyshohet se shqiptarët janë furnizues me shumicë të lëndës narkotike, të cilat më pas shiten në pyllin e zonës.
