SPORT, 18 Shtator 2018, 13:18

Francesco Totti: Jam lojtari i vetëm që i thashë jo Real Madridit

Francesco Totti: Jam lojtari i vetëm që i thashë jo Real Madridit

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka bërë të ditur se Real Madridi ishin të gatshëm të bënin gjithçka për ta transferuar atë në Madrid, megjithatë dashuria e tij e madhe për Romën nuk e lejonte të largohej.

Gjigantët spanjollë kishin tentuar ta transferonin Tottin gjatë epokës së tyre të Galaktikëve, por ai vendosi të mos largohej dhe derisa u pensionua, luajti vetëm për Romën, edhe në fëmijëri edhe në karrierën e tij si profesionist, transmeton Gazeta Express.

“Ishte një periudhe në karrierën time, nga viti 2004 ose 2005, kur Real Madridi bënin gjithçka për të më transferuar. Ata ma dërguan fanellën me numrin dhjetë dhe emrin tim për të ma mbushur mendjen”, ka rrëfyer Totti.

“Nuk do të thosha që presidenti i tyre, Florentino Perez, më telefononte gjatë gjithë kohës, por ai dhe njerëzit që punon aty tentonin të më bindnin. Isha me dy mendje në atë kohë, por në fund të ditës, dashuria triumfoi”.

“Dashuria ime për këtë klub, për këtë qytet, për këta tifozë. Dashuria ime për të gjithë që më kishin ndihmuar gjatë 25 viteve të fundit për t’u bërë kapiten e kësaj skuadre dhe për t’u bërë një lojtar që i shërben vetëm një klubi”.

“Jam takuar disa herë me Florentino Perezin që nga atëherë. Hera e fundit ishte shorti në Monako para disa javëve. Ai është gjithmonë shumë i shoqërueshëm me mua, por gjithmonë ma thotë të njëjtën gjë: që unë jam lojtari i vetëm që ai nuk kishte arritur ta bindte të luante për Real Madridin”.

“Ai kurrë nuk ka arritur ta pranojë këtë gjë. Hera e fundit që ne u ndeshëm me Real Madridin, ai kërkoi nga unë t’ia nënshkruaja një fanellë dhe ta shkruaja: ‘Lojtari i vetëm që i ka thënë jo Real Madridit’”.

SPORT / 16 Shtator 2018, 14:20

Trap