TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protagonistët e Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e hënë janë Cristiano Ronaldo dhe Douglas Costa, të cilët ishin edhe protagonistë të ndeshjes së djeshme të Juventusit kundër Sassuolos.
Cristiano Ronaldo, më në fund, arriti ta shënojë golin debutues për klubin e tij të ri, Juventusit. Ai e mposhti dy herë portierin e Sassuolos, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 2-1.
Ronaldo nuk kishte arritur të shënojë gol gjatë tri ndeshjeve të para të Juventusit në sezonin e ri të Serie A-së, dhe kjo gjë e kishte bërë atë të ndihej i shqetësuar. Megjithatë, siç kishte paralajmëruar edhe trajneri Massimiliano Allegri, Ronaldo i dha fund mungesës së golave dhe ia siguroi skuadrës së tij trepikëshin e radhës.
Në karikaturën e Goal.com ironizohet me festimin që e bëri Ronaldo pas golave të tij, ku lihet të kuptohet se ai festim do të ishte më i përshtatshëm për një ndeshje si El Clasico se sa një ndeshje kundër Sassuolos.
Megjithatë, Ronaldo mbeti nën hijen e bashkëlojtarit të tij, Douglas Costa, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të ndeshjes. Costa e kishte goditur më kokë, shtyrë më bërryl, si dhe e kishte pështyrë në gojë kundërshtarin e tij.
“Mund të keni menduar se Cristiano Ronaldo e kishte shënuar golin e fitores në El Clasico për shkak të mënyrës së si e festoi golin e tij të parë për Juventusin.
Por, dy golat e tij mbetën nën hijen e Douglas Costas, i cili u ndëshkua me karton të kuq pasi që e pështyu kundërshtarin”, shkruan Goal.com