SPORT, 25 Qershor 2018, 22:32

Irani e bën të vuajë Portugalinë, Ronaldo humbet penallti

Portugalia e mbylli në vendin e dytë në Grupin B të Botërorit, pas barazimit 1-1 me Iranin në Saransk, dhe do të luajë kundër Uruguait, fituesit të Grupit A në fazën e 1/16-ve, por për pak humbi në minutat e fundit.

Portugali mori kryesimin në minutën e fundit të pjesës së parë, me një gol të bukur të realizuar nga Rikard Kuarezma. Pas gashtë minutash në pjesën e dytë, Kristiano Ronaldo gaboi nga pika e bardhë, me penalltinë që u vendos pas konsultimit më VAR-in (Video Assistant Referee). Priti portieri iranian, Alireza Beiranvand.

Në kohën shtesë, 90’+1, Irani fitoi një penallti me VAR, pas prekjes me dorë të topit nga ana e Sedrik Soares. Realizoi Karim Ansarifard. Pak sekonda më pas, Irani pati shansin për të fituar ndeshjen, por Mehdi Taremi e dërgoi topin në rrjetën e jashtme, kur ai mund të shënonte.

/TPZ.AL/