TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë me tre viktima u shënua mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Në zonën e Unazës së Re tek rruga “Kristaq Mone”, dhëndri ka vrarë me armë vjehrrin dhe vjehrrën. Pas tyre ai ka qëlluar edhe veten.
Gazetarja Dorjana Bezat ka treguar për BalkanWeb emrat e tre viktimave: Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lala.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.
Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.