TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në historinë e Francës barikadat kanë një traditë shumë të vjetër. Gazeta “Le Figaro” përmend atë të 12 majit të vitit 1588 gjatë luftës ndërfetare, që konsiderohet edhe si “ditëlindja e barikadave” në kryeqytetin francez.
Barikada të tjera janë ngritur në 1648, 1830, 1870, 1944 (çlirimi i Parisit), 1960 dhe 1968.
Manifestimet popullore në Francë shënuan kulmin e tyre sot në Paris, ku protestuesit, të veshur me “jelekët e verdhë”, ngritën barrikada në shumë vende të Shamp Elizesë.
Shumë herë gjatë ditës, shkruan e përditshmja “Le Figaro”, manifestuesit hodhën objekte ndaj forcave të rendit, duke i vënë flakën Parisit.
Protestuesit, që u ngritën kundër rritjes së çmimit karburanteve, kërkuan edhe dorëhëqjen e presidentit Emanuel Makron.
/TPZ.AL/
