LIFESTYLE, 10 Prill 2018, 11:04

FOTOT brenda shtëpisë së Fethullah Gulen: Jeta “modeste” dhe super masat e sigurisë, të armikut numër një të Erdogan

Fethullah Gulen është një emër i njohur për shqiptarët, pasi rrjeti i tij ka biznese dhe ndjekës të shumtë në Shqipëri e Kosovë.

Përplasja e tij prej vitesh me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ka shkaktuar ndarje dhe mes vetë shqiptarëve me “sytë” nga Turqia.

Së fundmi, në mediat amerikane është botuar një reportazh për jetën e Gulen.

Imami i njohur mysliman bën një jetë “modeste” në një  kompleks të mbikëqyrur rreptë në qytetin e vogël Sejlorsburg, rreth 100 milje larg Nju Jorkut.

Ai vizitohet nga pak njerëz në kompleksin e tij dhe ata i nënshtrohen një kontrolli të rreptë, para se të lejohen të hyjnë.

Kjo, për shkak të frikës se Gulen mund të vritet.

Gulen qendron në një dhomë ku mund të futesh vetëm me një kartë me çip special.

Ai fle në një dyshek mbi dysheme, ndërsa pranë mban disa libra dhe shishe të vogla me vajra

Një ashensor e zbret direkt në garazh.

Prej andej ai shkon në spital për kontrolle shëndetësore, pasi vuan nga diabeti dhe ka pasur problem me zemrën.

Vizitat në spital, janë daljet e vetme të tij nga shtëpia, pasi ai nuk largohet kurrë nga ajo.

Ndërsa oborrin e ka të mbushur me panele të zeza dhe pemë, për të mos lejuar shikimin nga larg

Gulen u bë i njohur me predikimet e tij në Turqi, në vitet ’70 dhe më pas krijoi organizatën e tij “Hizmet”, e cila operon në shumë vende me një rrjet global shkollash, firmash dhe kompanish mediatike.

Ai ka qenë mik dhe aleat i ngushtë i Erdogan, dhe e ndihmoi atë për rritjen e partisë AKP.

Por rrugës marrëdhënia e tyre u prish dhe tashmë Gulen është armiku numër një për Erdogan.

Për këtë arsye, Gulen u detyrua që në vitin 1999 të largohej drejt SHBA-së.

Kleriku myslimian para largimit iu bëri thirrje mbështetësve të vet që të marrin pushtetin duke u infiltruar në institucionet e shtetit.

Për këtë arsye, ai është bërë përgjegjës nga Erdogan për grushtin e fundit të shtetit, më shumë se një vit më parë.

Erdogan ka kërkuar disa herë nga SHBA ekstradimin e tij, por kjo kërkesë është refuzuar.

Përplasja e tyre tashmë ka prekur edhe disa vende të tjera, mes të cilave edhe Shqipërinë dhe Kosovën, pasi Erdogan kërkon depërtimin e “gulenistëve” dhe mbylljen e bizneseve të tyre në vendet tona.

[caption id="attachment_91370" align="alignnone" width="850"] Fetullah Gülen, Gülen lebt auf einen gut gesicherten Gelände in Pennsylvania, etwa 100 Meilen von New York entfernt. Es gibt zwei gröÃere Häuser und mehrere Nebenhäuser, die gesamte Anlage erinnert an ein Ferienresort in den Bergen. In der Umgebung sind viele Wälder und kaum Nachbarn. Besucher werden streng kontrolliert.[/caption]

[caption id="attachment_91371" align="alignnone" width="850"] Fetullah Gülen, Gülen lebt auf einen gut gesicherten Gelände in Pennsylvania, etwa 100 Meilen von New York entfernt. Es gibt zwei gröÃere Häuser und mehrere Nebenhäuser, die gesamte Anlage erinnert an ein Ferienresort in den Bergen. In der Umgebung sind viele Wälder und kaum Nachbarn. Besucher werden streng kontrolliert.[/caption]

[caption id="attachment_91372" align="alignnone" width="850"] Fetullah Gülen, So lebt Erdogans Feind Nummer eins im Exil: Gülen schläft auf einer Matratze auf dem Boden, an der Wand seines Schlafzimmers hängen unter anderem ein Bild vom Felsendom in Jerusalem und eine türkische Flagge.[/caption]

[caption id="attachment_91373" align="alignnone" width="850"] Fetullah Gülen, Gülen lebt auf einen gut gesicherten Gelände in Pennsylvania, etwa 100 Meilen von New York entfernt. Es gibt zwei gröÃere Häuser und mehrere Nebenhäuser, die gesamte Anlage erinnert an ein Ferienresort in den Bergen. In der Umgebung sind viele Wälder und kaum Nachbarn. Besucher werden streng kontrolliert.[/caption]

[caption id="attachment_91374" align="alignnone" width="850"] Fetullah Gülen, An diesem Tisch arbeitet Gülen, er lese viel im Koran, sagen seine Helfer. Gülen hat zahlreiche Bücher zum Islam veröffentlicht, seine Organisation unterhält Schulen und Gebetsräume in vielen Länder der Erde, auch in Deutschland.[/caption]

[caption id="attachment_91375" align="alignnone" width="850"] Fetullah Gülen, So lebt Erdogans Feind Nummer eins im Exil: Gülen schläft auf einer Matratze auf dem Boden, an der Wand seines Schlafzimmers hängen unter anderem ein Bild vom Felsendom in Jerusalem und eine türkische Flagge.[/caption]

[caption id="attachment_91376" align="alignnone" width="850"] Fetullah Gülen, Fetullah Gülen empfängt Besucher in seiner Residenz in den Bergen von Pennsylvania. Hier lebt er zurückzogen seit 1999.[/caption]